Politikë: SOT HESHTJA, NESËR ZGJEDHJET

Opstina-UlcinjNë Ulqin nesër do të mbahen zgjedhjet lokale në të cilat do të marrin pjesë tetë parti politike dhe një koalicion.

Të drejtë zgjedhore kanë 19.169 votues, ndërsa vendvotimet do të jenë të hapura nga ora shtatë deri në orën 20.

Në zgjedhje marrin pjesë Mali i Zi Pozitiv, Fronti demokratik, Partia Boshnjake, Partia socialiste popullore, Forca e re demokratike, Unioni demokratik i Shqiptarëve, Partia demokratike e socialistëve, Partia socialdemokrate, si dhe “Koalicioni Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, të cilin e përbëjnë Partia demokratike, Lëvizja qytetare “Perspektiva” dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi.

Në zgjedhje do të zgjidhen 33 këshilltar për përbërjen e re të Parlamentit komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi