Redaktori për botimet në gjuhën shqipe pranë Entin për tekste shkollore dhe mjete mësimore të Malit të Zi Dimitrov Popoviq ka deklaruar që prapë duhet të formohet Komisioni për kontrollin e programeve shkollore. Ai theksoi që ky është edhe propozim i Komisionit europian për reformë të arsimit.
Popoviq ka precizuar që sipas programeve të vitit 2006 prej klasës së 1 deri të 9 të shkollës fillore nga gjithsej 207 autor në librat e letërsisë, prej ku mësojnë fëmijët shqiptarë, 169 prej tyre janë Shqiptar.
Duke konstatuar që prej këtij numër 15 autor janë Shqiptarë nga Mali i Zi (të tjerët janë nga Shqipëria dhe Kosova), ndërsa 17 Malazez, ai tha që ka vend që kjo përqindje të përmirësohet. “Ajo, sipas mendimit tim, duhet të dyfishohet”, shtoi Popoviq në Ditët e poezisë shqiptare të mbajtura pak kohë më parë në Shas.