Porosi nga New Yorku: MOS E SHITNI VOTËN

shoqata ana e malitKumtesë e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane ” Ana e Malit” – New York

Me 26 janar 2014 janë caktuar zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal të Ulqinit.

Si organizatë që veprojmë në diasporë dhe në një shtet me vlera të larta demokratike, jemi të brengosur për mbarëvajtjen e procesit të lirë të bashkëvendasve tanë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe angazhohemi për mos keqpërdorimin e të drejtës së lirë të qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Kuvendin komunal të Ulqinit.
Është konstatuar se në zgjedhjet e mëparshme ka pasur raste kur disa subjekte politike, të cilat kanë qenë pjesë e garës zgjedhore, kanë aplikuar llojë të ndryshme presioni tek votuesit dhe nuk kanë respektuar votën e lirë dhe votën e mirëfilltë demokratike të zgjedhësve. Gjithashtu, në të kaluarën, ka pasur raste kur disa parti politike duke shfrytëzuar situatën e vështirë ekonomike të qytetarëve të Komunës së Ulqinit, në mënyrë dëshpruese janë munduar të blejnë votën e lirë të qytetarëve duke ofruar mjete të ndryshme materiale,ku fatkeqësisht kanë pasur edhe sukses në këtë aspekt.
Kjo dukuri është në kundërshtim me të drejtën e votës së lirë dhe të pavarur dhe në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie demokratike dhe si e tillë është e pa pranueshme për ne, dhe do të duhej të ishte e papranueshme për secilin subjekt apo kandidat i cili aspiron që të jetë i zgjedhur me legjitimitet të plotë, në pushtetin e ardhshëm të Komunës së Ulqinit.
Pra, apelojmë te të gjithë ata të cilët garojnë për mandatin e këshilltarit në Kuvendin komunal të Ulqinit, që me 26 janar 2014, por edhe gjatë fushatës së tyre parazgjedhore ,të respektojnë të drejtën e garantuar demokratike dhe ligjore të çdo qytetari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të pavarur.
Njokohësisht, apelojmë tek votuesit shqiptar që me rastin e ushtrimit të drejtës së tyre qytetare, pra votimit,mos të bijnë pre e kërcënimeve eventuale apo presioneve të ndryshme nga ana e atyre që kërkojnë votën tuaj,por të realizoni këtë të drejtë në mënyrë sa më dinjitoze.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane ”Ana e Malit” nuk mban anën e asnjë partie politike dhe nuk përkrahë asnjë kandidat në vendlindje me rastin e zgjedhjeve, qofshin ata lokale apo qendrore. Megjthate, ne në diasporë jemi të interesuar për fatin dhe ardhmërinë e bashkatdhetarëve dhe të bashkëvendasve tanë dhe në përputhje me orientimet tona programore, ne gjithëmonë angazhohemi për avancimin e pozitës së tyre, mirëqenien ekonomike si dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe elementit shqiptar në trojet tona autoktone.
Andaj, ne edhe sygjerojmë tek bashkëvendasit tanë votues, që të kenë parasysh parimet e lartëpërmendura me rastin e zgjedhjes së përfaqësusesve të tyre në zgjedhjet e 26 janarit. Gjithashtu, mendojmë se në këto zgjedhje duhet t’ju jepet përparësi dhe të konsiderohen ata kandidatë të cilët me punën e tyre kanë dëshmuar se janë të gatshëm të përfaqësojnë interesat e përgjithëshme të popullit dhe jo arritjen e interesave të tyre të ngushta përsonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi