Porositë e paqes: MË 23 PRILL NË ULQIN KONCERTI “NDALENI LUFTËN”

OJQ Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP), në partneritet me Qendrën për Kulturë në Ulqin dhe OJQ Ul-info, do të realizojnë premierën e koncertit “Ndaleni luftën!” apo “Stop the War!”, interpretuar nga Orkestra Frymore Prizreni.

Premiera e koncertit “Ndaleni luftën!”, apo “Stop the War!”, do të jepet më 23 prill 2022, duke filluar në ora 17:30 në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin.

Koncepti i koncertit është ndërtuar mbi faktet, se lufta sjell vetëm dhimbje dhe vuajtje dhe kur ndjeshmëria humbet, nuk ka kufi për mizorinë njerëzore.

Të bashkuar dhe me vendosmëri ne duhet t’i japim fund dhunës dhe urrejtjes që shohim në kaq shumë vende në tërë botën. Duhet të ndërtojmë ura paqeje përmes artit dhe muzikës, duke përdorur një gjuhë të përbashkët, përmes së cilës mund t’i prekim shpirtrat dhe emocionet e njëri-tjetrit.

Prandaj, orkestra jonë ju fton ta shijoni interpretimin e pjesëve të muzikës klasike botërore, si dhe pjesëve të njohura nga komunitetet e ndryshme të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky koncert është shprehje e solidaritetit me të gjithë ata që sot vuajnë nga lufta në mbarë botën. Gjithashtu është inkurajim dhe përkrahje për gjithsecilin që bashkëndien me të tjerët, që ngrihet në mbrojtje të të drejtave të njeriut, që kontribuojnë në promovimin e kulturës së padhunshmërisë dhe në ndërtimin e paqes.

Ulqini, si vend ku gërshetohen shumë kultura me një histori të gjatë të një bashkëpunimi harmonik e paqësor mes tyre, e ilustron bukur pluralizmin dhe diversitetin. Kështu që, nga Ulqini vendosëm ta shpërndajmë porosinë për paqe në botë.

Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do

Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT
Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT

  Sot, para zyrtarëve të Vetëqeverisjes Lokale, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë vendorë, prezantuam dokumentin PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJVE. Ky plan paraqet një vlerë të

Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT
Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT

Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin në bashkëpunim me organizatën Horizonti – Qendra për mirëkuptin ndërkulturorë Ju fton të merrni pjesë në Tribunë Islame dhe promovim të librit „Dilemat bashkëkohore

Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë
Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë

U bënë shtatë vjet  nga vdekja e parakohshme,   në moshën 56 vjeçare,  të Husein Bato Dukaj, regjisorit të parë të shkolluar  në Mal të Zi, me të cilin kam punuar disa vite  në TVMZ.  Dhe këtë përvjetor

Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË
Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË

Për shkak të valës tropikale dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, alarmi meteorologjik portokalli është në fuqi dhe në ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës temperatura