Kompania “Porshe lizing” paditi biznesmenin nga Ulqini dhe pronarin e “Rexha kompani” Mujo Rexhen (40), sepse nuk paguante këstet për makinën e vet luksoze me vlerë rreth 120 mijë euro.
Siç shkruajnë “Vijesti”, Rexha e morri makinën në lizing në vitin 2008 për nevojat e kompanisë së vet.
Ndihmësja në “Porshe lizing” Angjella Rajkoviq tha që Rexha ju detyrohet rreth 20 mijë euro.
Ky qytetar i Ulqinit nga korriku ndodhet në burg në Spuzh, në mbajtjen e dënimit prej gjashtë muajsh, sepse tek restoranti “Alfa” ka ndërtuar objektin pa leje ndërtimi.