Portal Analitika: PAJO PEPGJONOVIQ KANDIDAT KRYESOR PËR KRYETAR TË KOMUNËS

 

Pavle PepdjonovicBiznesmeni i njohur nga Ulqini, drejtori i Gragja Comerc, Pavle Pepgjonoviq është kandidati më serioz për kryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Analitika.

Burimet e Portalit Analitika thonë se Pepgjonoviq, i cili nuk është ndër aktivistët kryesor të PDS-së, do të ishte zgjidhje kompromis të cilin me shumë mundësi do ta përkrahnin SD-ja dhe partitë shqiptare.

Pepgjonoviq është ish basketbollistë i Ulqinit, Iva Borovica, Zeta dhe Tina Tajm nga Tivari, i cili herët e përfundoi karrierën. Shumë gjatë e drejtoi Klubin e basketbollit Ulqin, ndërsa ndihmon edhe disa klube të futbollit.

Burimet tona thonë se është shumë popullor në Ulqin ndër përfaqësuesit e të gjithë religjioneve dhe kombësive.

Nëse Pepgjonoviq e pranon funksionin, emrimi i tij mund të ndodh shumë shpejt, përfundojnë burimet e Analitikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…