Portali Ul-info: 11 VITET TONA TË PARA

Koha kalon si një “torpedo”, thotë një miku ynë nga Rana. Dhe, me të vërtetë, sikur të ishte dje, kaluan plot 11 vite nga 3 qershori i vitit 2013, pra nga formimi i Portalit Ul-info.

Ishte një periudhë shumë kërkuese, por me kënaqësi mund të themi se gjithçka që e kemi menduar, e kemi realizuar. Madje, edhe shumë më tepër se kaq. Jemi bërë medie e komunitetit, kemi studion tonë televizive, botojmë libra dhe publikime. Jemi pjesë e respektuar e komunitetit mediatik në Mal të Zi, bashkëpunojmë ngushtë me kolegë gazetarë dhe pothuajse çdo ditë publikohen informacionet tona.

Të gjitha hulumtimet tregojnë se jemi portali më i lexuar në këtë komunë. Kjo na obligon që të vazhdojmë të punojmë me më shumë energji dhe përkushtim, për të rritur më tej cilësinë e faqeve tona.

Ndjejmë nevojën të falënderojmë lexuesit dhe ndjekësit tanë besnikë, veçanërisht partnerët dhe miqtë tanë, të gjithë ata që na kanë ndihmuar në realizimin e misionit tonë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kohën që ndani për të lexuar shkrimet tona, si dhe për çdo kritikë dhe këshillë qëllimmirë.

Rrugëtimi ynë së bashku vazhdon!

 

Me respekt,

Kryeredaktori Mustafa Canka

Administratori Admir Gjoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u