Njërit prej miqve tanë të dashur, një mbështetës i punës së tonë që nga dita e parë, i them se të martën, më 3 qershor, festojmë 12 vjet të Portalit.
Ai tund kokën me dyshim dhe d se ka ndjesinë se kanë kaluar “shtatë ose tetë vjet” që nga formimi i tij.
“Llogaritja është e lehtë – nga viti 2013 deri më sot. Në të vërtetë, koha është përshpejtuar dhe distancat po zvogëlohen”, i thëm me shaka.
Por pajtohemi se ka vërtet arsye për kënaqësi. Ne arritëm gjithçka që i vumë si detyrë vetes. Portali Ul-info është një medium i komunitetit, i njohur si i tillë në nivel shtetëror, si dhe nga diaspora jonë.
Përveç funksionit bazë të informimit të publikut, në periudhën e ardhshme do të përqendrohemi më shumë në atë që mendojmë se i mungon Ulqinit – botimi i librave. Një vepër interesante do të botohet tashmë këtë muaj.
Shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë ata që na kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre gjatë 12 viteve të para. Ne vazhdojmë të besojmë se të gjithë i detyrohemi shumë këtij qyteti, më të bukurit në botë, dhe se duhet ta konfirmojmë këtë çdo ditë – me qëndrimin tonë ndaj tij.
Me respekt!
Mustafa Canka,
Kryeredaktor i Portalit Ul-info