Portali Ul-info: 13 VITET TONA TË PARA

Pikërisht 13 vjet më parë, më 3 qershor 2013, Portali Ul-info, një botim në internet me dy faqe – në shqip dhe malazezisht – filloi punën e tij.

Me kënaqësi po theksojmë se arritëm të gjitha qëllimet që i vendosëm vetes në atë kohë.

Dhe vazhdojmë çdo ditë, me të njëjtin ritëm.

Nga të gjitha shifrat – mijëra lajme, artikuj, opinione, intervista, emisione televizive, për të cilat jemi sigurisht krenarë, standardi më i rëndësishëm që kemi vendosur është përgjegjësia shoqërore!

Sepse informacioni i saktë dhe në kohë është baza për vendimmarrje dhe oksigjeni për demokracinë.

Portali Ul-info është një medium i komunitetit, i njohur si i tillë në nivel shtetëror, si dhe nga diaspora jonë.

Përveç funksionit bazë të informimit të publikut, ne jemi të përkushtuar edhe ndaj botimit të librave. Ajo që, sipas mendimit tonë, Ulqinit tani i mungon më shumë.

Shfrytëzojmë këtë mundësi për të shprehur falënderimet tona të përzemërta për të gjithë ata që na ndihmuan në çfarëdo mënyre në 13 vitet e para: lexuesit, reklamuesit, miqtë e këtij Portali.

 

Me respekt,

Mustafa Canka,

Kryeredaktor i Portalit Ul-info

2 Responses

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi