Portali Ul-info – brend i Ulqinit: VITI YNË I TRETË

Viti 3Para saktësisht tre viteve ka filluar me punë Portali i Juaji dhe i yni Ul-info. Me kënaqësi mund të konstatojmë se kjo gazetë ditore e Ulqinit në internet është bërë medium për të gjithë ato që dëshirojnë në mënyrë të shpejt, besueshëm, thjeshtë dhe falas të mësojnë çfarë ndodh në këtë komunë, të lexojnë opinionin ose kuriozitetin, të mësojnë diçka nga historia e këtij qyteti unik.

Puna e përkushtuar dhe profesionale ka siguruar që gati çdo gjë që planifikuam në këtë periudhë të realizojmë. Jemi bërë burim i besueshëm i informatave për ndodhitë në Ulqin, medium të cilit i besohet, i cili citohet për çdo ditë, brend i Ulqinit.

Shifrat janë treguesi më i mirë i punës dhe suksesit tonë: për 1096 ditë pune në këtë Portal janë publikuar (në të dy gjuhët) rreth 15.000 lajme, analiza, opinione, kuriozitete dhe tekste nga mediumet tjera. Gjatë një muaji kemi rreth 50.000 vizita unike.

Prandaj, vazhdojmë më tej me të njëjtin elan dhe përkushtim dhe Ju falënderojmë të gjithëve që na lexoni, përcillni dhe na jepni përkrahje.

Me respekt,

Mustafa Canka, kryeredaktor

Admir Gjoni, administrator

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi