Ulqinakët kanë qejf të flasin për historinë 2,5 mijëvjeçare të këtij qyteti dhe për shtresat e tija kulturore. Mirëpo, në vitin 2021 të gjithë ato që dëshirojnë të blejnë ndonjë libër, vështirë mund ta bëjnë këtë gjë në qytetin e vet. E vetmja mundësi e sigurt është gjatë Panairit të Librit, i cili tash dy dekada mbahet në mesin e verës. Ndërsa librarit e Ulqinit kanë rrallë ndonjë libër dhe kryesisht shesin materiale zyrash dhe libra shkollore.
Menu
Menu