Saktësisht para dy viteve filloi me punë Portali i Juaj dhe i yni Ul-info. Me kënaqësi mund të konstatojmë se kjo gazetë ditore e Ulqinit në internet është bërë medium i detyrueshëm për të gjithë ato që dëshirojnë shpejt, besueshëm, thjesht dhe falas të mësojnë mbi ngjarjet në këtë komunë, të lexojnë koment apo kuriozitet, të mësojnë diçka nga historia e këtij qyteti unik.
Puna e përkushtuar dhe profesionale na sigurojë që të gjithë çfarë planifikuam në këtë periudhë t’i realizojmë. Jemi bërë burim i besueshëm i informacioneve mbi ngjarjet në komunën tonë, medium të cilit i besohet, i cili citohet në mënyrë të përditshme.
Shifrat poashtu flasin mjaftueshëm: për 731 ditë punë në këtë Portal gjithsej janë publikuar (në të dy gjuhët ) 9283 lajme, analiza, komente, kuriozitete, artikuj nga medie tjera. Pra, në Ul-info mesatarisht kishte më shumë se 12 përmbajtje në ditë.
Vazhdojmë edhe më tej me entuziazëm dhe përkushtim të njëjtë: dëshirojmë që ky medium të jetë më i shikueshëm, më i qasshëm dhe më atraktiv të bindur se do të jemi të suksesshëm në realizimin e këtij synimi.
Njëkohësisht ndjejmë nevojën që, para së gjithash, të falënderojmë të gjithë juve për leximin, tekstet e dërguara, fotografitë, sugjerimet apo kritikat. Shpresojmë se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdoni të na jepni përkrahje.
Me respekt,
Mustafa Canka, kryeredaktor
Admir Gjoni, administrator