Portali Ul-info: VITI YNË I PARË

Porta KalaseSaktësisht para një viti ka filluar në mënyrë eksperimentale me punë Portali i Juaj dhe i yni Ul-info. Kjo gazetë ditore e Ulqinit në internet për një kohë të shkurtër është bërë material i pashmangshëm leximi i të gjithë atyre që dëshirojnë shpejtë, sigurt, thjesht dhe falas të mësojnë çfarë ndodh në këtë komunë, të lexojnë komentin apo kuriozitetin, të mësojnë diçka nga historia e këtij qyteti unik.

Puna e përkushtuar dhe profesionale na mundësoi që çdo gjë që planifikuam në vitin e parë ta realizojmë. Jemi bërë burim relevant dhe i saktë i informacioneve mbi ngjarjet në komunën tonë, medium të cilit i besohet.

Shifrat po ashtu flasin mjaftueshëm: për 356 ditë në këtë Portal janë publikuar rreth 2400 lajme, analiza, komente, kuriozitet, tekste të zgjedhura nga mediumet tjera. Pra, mesatarisht në Ul-info kishte më shumë se gjashtë përmbajtje në ditë, që është numër i konsiderueshëm për një medium parimisht lokal.

Vazhdojmë më tej me elan të njëjtë: dëshirojmë që ky medium të jetë më i shikueshëm, më i qasshëm dhe më atraktiv. Jemi të bindur që këtë, me ndihmën e partnerëve tanë, do ta arrijmë me sukses.

Sot ndjejmë nevojën që, para së gjithash, t’ju falënderojmë të gjithë juve për lexueshmërinë, për tekstet e dërguara, fotografitë, sugjerimet apo kritikat. Shpresojmë që edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdoni t’na jepni përkrahje.

Ndërsa Ul-info gjithmonë do të jetë në shërbim të opinionit dhe qytetarëve të Ulqinit të cilët kanë TË DREJTË TË DINË. Provë për këtë është puna jonë vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi