Fillimi i ndërtimit të portit të peshkatarëve në zonën e Kepit të Gjeranave në Ulqin është paraparë për këtë vit, ndërsa me miratimin e Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Studimit Shtetëror të Lokacionit “Kepi i Gjeranave Port Milena”, i cili momentalisht është në shqyrtim publik, do të krijohen parakushtet e nevojshme planimetrike për realizimin e këtij projekti milionësh, shkruan “Dnevne Novine”.
Siç thuhet, studimi i lokacionit “Kepi i Gjeranave Port Milena”, i cili ishte pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së fundit të Qeverisë, parasheh edhe ndërtimin e marinës në fillim të Plazhit të Madh, por ky është një projekt i komplikuar në aspektin Teknik, gjersa ndërtimi i portit të peshkatarëve është urgjent.
Vlerësohet se me ndërtimin e portit të peshkatarëve do të jepet impuls i fuqishëm për zhvillimin e peshkatarisë në këtë pjesë të Malit të Zi.