Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave prezantuan një zgjidhje konceptuale për ndërtimin e një porti të ri peshkimi në Kepin e Gjeranave – Pllazhi e Madhë në kuadër të projektit MIDAS 2.
Në prezantim morën pjesë kryetari i komunës Omer Bajraktari dhe kryetari i Kuvendit Ardijan Mavriq.
Ky projekt do të ketë mbështetjen maksimale të vetëqeverisjes vendore, por një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet analizës së ndikimit të këtij projekti në Portin e Milenës.
Porti i peshkimit do të mund të strehojë në mënyrë të sigurtë rreth 100 varka. Ulqini ka nevojë për këtë projekt për zhvillimin e peshkimit, por edhe për zhvillimin e turizmit detar.