Pranë marrëveshjes së parë në rastin e punësimit të paligjshëm: NJËHERË PRANIMI I FAJIT, PASTAJ GJOBA PREJ 4 000 EURO

Marrëveshja e mbyllur ndërmjet ish-sekretari për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor në Komunën e Ulqinit, Mustafa Goranës dhe Prokurorisë Speciale, sipas së cilës ai pranoi pjesëmarrjen në punësimin e paligjshëm të 84 personave, të enjten u shqyrtua në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, pohoi për “Pobjeda” avokati Zoran Piperoviq.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar me Prokurorinë Speciale, Gorana ka dakorsuar që në këmbim të pranimit të dënohet me kusht, si dhe të paguajë gjobën prej 4 000 euro në arkën shtetërore.

Gjykatësja Ana Vukoviq në 14 ditët e ardhshme do të marrë vendimin a e pranon apo e refuzon marrëveshjen e të pandehurit dhe Prokurorisë Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…