PRANVERA NE ANE TE MALIT: Te shtunën dita qendrore

Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” do të vazhdojë të shtunën me ditën e tij qendrore, e cila mbahet në stadiumin e Shasit, në kuadër të së cilës do të shfaqet programi kulturo-zbavitës i përbërë nga muzika popullore, lojërat popullore tradicionale, prezantimi i etnografisë së Anës së Malit, panairi i ushqimit tradicional etj.

Para programit kulturor-artistik, i cili fillon në orën 17.00, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë Qytetin e Vjetër të Shasit dhe lokalitetin ku po zhvillohen gërmimet arkeologjike.

Me këtë veprimtari mbyllet edicioni i sivjetshëm i këtij manifestimi. Ai filloi më 23 maj me një mbrëmje kulturore ku u shfaq filmi dokumentar kushtuar 10-vjetorit të Manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“, u ndanë fletëfalënderime për sponsorët dhe u hap ekspozita e fotografive “Pranvera në Anë të Malit ndër vite”.

Natën e dytë të tij, më 24 maj, u shfaq monodrama “Johan Padan dhe Amerikat”, kurse më 26 maj janë mbajtur gara në qitjen e pjatelës dhe tryeza e rrumbullakët me temë “Trashëgimia kulturo-historike në funksion të zhvillimit të turizmit në Anë të Malit”.

Të dielën, më 2 qershor, është mbajtur Dita e sportit, ku janë zhvilluar gara në vrapim, turneu në ping pong, turneu në shah, turneu në volejboll dhe turneu në futboll.

Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”, i cili organizohet nga Shoqata “Ora” shënon sivjet edicionin e tij të dhjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi