Në kuadër të manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”, të dielën u mbajt Dita e sportit, ku janë zhvilluar gara në disa sporte.
Në garat në vrapim në shtegun Qendra e Katërkollës – Stadiumi i Shasit triumfoi Ardit Jahaj, në turneun e Shahut Gani Bisha dhe në turneun e ping pongut, i riu Edon Pulti. Fitues në volejboll u shpall “Bashkimi”, ndërsa në turneun në futboll ndërmjet institucioneve fitoi ekipi i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale”.
Dita qendrore e këtij manifestimi do të mbahet të shtunën, më 8 qershor 2013, në stadiumin e Shasit dhe fillon në orën 17.00.
Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”, i cili organizohet nga Shoqata “Ora” shënon sivjet edicionin e tij të dhjetë.