Prap probleme: NUK KA UJË, INTERNET, SHTYHET PANAIRI

Prishja në transmetuesin e energjisë ka shkaktuar që në burimet ujit në Lisën Bore nuk ka rrymë elektrike, kështu që prej të shtunën pasdite gati i tërë territori i komunës së Ulqinit nuk ka ujë. Jozyrtarisht mësojmë që furnizimi i rregullt me ujë do të normalizohet të dielën pasdite.

Disa pjesë të qytetit kanë mbetur po ashtu pa rrymë elektrike të shtunën, ka probleme të mëdha dhe me internetin, derisa trafiku është shumë i rënduar. Në Rivierën e Ulqinit gjatë të premtës dhe të shtunës erdhi valë e madhe e mysafirëve dhe pritet që mund të zgjas deri në fund të muajit.

Për arsye të shiut i cili ra të shtunën është vendosur që një ditë më vonë, gjegjësisht të shtunën të shtyhet fillimi i Panairit të 13 të librit. Ishte paralajmëruar që këtë manifestim tradicional kulturorë do ta hapin pretenduesit e fronit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, princërit Nikolla i I dhe Leka i II, me të cilët të shtunën foli kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi