Prapë kemi pamje të bukur: HIQET PLATFORMA E NAFTËS

Deti ynë më në fund „pushoj“, kurse në drejtim të thellësisë është pamja e mirë. Platforma për kërkimin e naftës dhe gazit, të konsorciumit italo – rus „Eni-Novatek“, prej dje nuk është më në detin e Ulqinit.

Në këtë mënyrë, gati 11 muaj më vonë aventura e kërkimit të naftës në pjesën tonë të detit Adriatik ka përfunduar pa sukses.

Mirëpo, duket se zyrtarët në largim akoma nuk kanë marrë leksionet e duhura, sepse në mjegull paralajmërojnë platforma të tjera.

Në të vërtet, kësaj herë vetëm për hulumtimet e gazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…