Prapë lojra rreth komunës së Tuzit: A PO E SHKEL PDS-ja MARRËVESHJEN ME PARTITË SHQIPTARE

tuzi02Propozimin e Partisë demokratike të socialistëve që Malësia me qendër lokale në Tuz formalisht të fitoj statusin e komunës, por të vazhdoj të jetë në përbërje të Podgoricës, e komentuan për “Dan” funksionarët e partive nacionale shqiptare.

Sipas fjalëve të kryetarit të Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhit, detyrimi i PDS-së është të zbatoj marrëveshjen e cila është nënshkruar që në vitin 1997 për komunë të plotë, e jo të propozoj zgjidhje të reja.

Lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka thënë që kjo parti do të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve të asaj trevë, dhe që qëndrimin përfundimtar do ta deklaroj kur në mënyrë më të hollësishme do ta studioj propozimin e PDS-së. “Megjithatë, mendoj që të gjitha afatet po skadojnë, që në zgjidhjen e këtij problemi po pritet shumë dhe që zgjidhjen përfundimtare duhet ta kemi së shpejti”, tha ai.

Nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu tha që zgjidhja e propozuar e PDS-së nuk është në pajtim me marrëveshjen të cilën kjo parti nacionale shqiptare e ka me socialistat e Gjukanoviqit, dhe e cila parasheh komunë të plotë të Tuzit. „Nuk marrë pjesë në negociata kështu që nuk i di detajet, por me siguri nga PDS-ja do të kërkojmë shpjegime të shohim se për çfarë bëhet fjalë“, shtoi Nimanbegu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…