Vetëm para katër muajve nga komuna e Ulqinit, mbas takimit me përfaqësuesit e “Star of Montenegro” dhe NP “Të Mirat detare”, është paralajmëruar me zë të lartë që pikërisht me 1 nëntor të 2013 do të filloj realizimi i projektit të ndërtimit të hotelit “Jadran” në gadishullin Sula.
Por, prapë asgjë! Pak kohë më parë në komunë të Ulqinit është mbajtur mbledhja e re në përbërje të njëjtë në të cilin janë përmendur afatet e reja, si dhe që “punët përgatitëse për ndërtimin e hotelit do të fillojnë në afat sa më të shkurtë”.
Përndryshe, 1 tetori ishte afati i paralajmëruar për kushedi cilin fillim të ndërtimit të hotelit “Galeb”.
“Ulqini është viktimë dhe në vend që të kryhet revizioni i kontratave privatizuese, vetëm premtohet e reja në mënyrë që të qetësohet pakënaqësia dhe vazhdohet me avazin e vjetër. Por, ne e dimë dhe të gjithë e dinë kush janë ato investitor dhe kush i solli kështu që nuk presim që Qeveria që i solli të rishikoj kontratat”, tha drejtori i Mogulit Xhemal Peroviq.