Qeveria malazeze ka vendosur që prej 1 dhjetorit ti ulë çmimet ekzistuese me pakicë të internetit mesatarisht për 35 për qind. Deri atëherë do të harmonizohen edhe çmimet me shumicë të qasjes në internet dhe do të ulen mesatarisht rreth 25 për qind.
Është thënë po ashtu që sipas dispozitave të Ligjit për radio-difuzionin digjital afati i fundit për përfundimin e procesit të digjitalizimit është 17 qershori i vitit të ardhshëm.
Sipas hulumtimeve të cilët i publikon Internet Live Stats, Mali i Zi ka 365 mijë përdorues aktiv të internetit.