Qeveria e Malit të Zi ka paralajmëruar që prej 1 majit do të fillojë kontrolli i përforcuar turistik në Bregdet i cili do të zgjas pesë muaj, gjegjësisht deri më 1 tetor.
Përgjatë gjithë sezonit turistik një numër i madh i inspektorëve nga pjesa kontinentale e vendit do të përcaktohen në komunat bregdetare, shkruan “Pobjeda”.
Nga Administrata tatimore theksojnë që vëmendja e veçantë do ti kushtohet kontrollit të evidentimit të qarkullimit përmes kasave të regjistrit dhe të dhënies së faturave fiskale, si dhe regjistrimit dhe lajmërimit të punëtorëve.