Pak kohë më parë opinionit u prezantuan dy fotografi të vjetra të Ulqinit të cilat ndodheshin në albumin privat të sulltan Abdul Hamidit (1876-1909).Bëhet fjalë për një nga sundimtarët më të mençur dhe që udhëhoqi më gjatë në Perandorinë Osmane, ditëlindja e të cilët, me theksimin e flamurit turk në direk, çdo herë është festuar në anijet Ulqinake.
Fotografitë janë shumë cilësore. Janë bërë nga kepi Suka, në fund të shekullit 19.