Prej ardhjes së pushtetit të ri: RRETH NJË MILION EURO HIQEN NGA LLOGARIA E KOMUNËS

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitPrej ardhjes së administratës së re në komunë të Ulqinit, në fund të shkurtit të këtij viti, buxheti i vetëqeverisjes lokale ishte në bllokadë më shumë se një të tretën e kesaj periudhe.

Me vendimet e reja gjyqësore të cilët kanë të bëjnë me pagimin e tokës personit të cilit ajo është shpronësuar për nevojat e ndërtimit të hotel “Galebit”, në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, shuma totale e parave të hequra, vetëm për këtë gjë, në këto 200 ditët e qeverisjes së kryetarit Fatmir Gjeka do ti kalojë një milion euro.

Nëse dihet që vitin e kaluar buxheti i realizuar në këtë komunë ishte pesë milion euro, atëherë lehtë mund të arrihet përfundimi që bëhet fjalë për shumë të madhe parash, e cila, për shembull, ishte e mjaftueshme për pagesën e gjashtë pagave mujore të punësuarve në organet e administratës lokale në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…