Prej majit të 2016: “VOLI” NË ULQIN, TË PAKTËN 50 VENDE TË REJA PUNE

VoliKompania “Voli trade” do të hap në maj të vitit të ardhshëm në bulevardin “Teuta” objektin luksoz të shitjes, është vërtetuar për “Vijesti” nga administrata lokale.

Siç thuhet, kompani për këtë qëllim bleu katër parcela, me sipërfaqe të përgjithshme prej 3600 metër katror, ndërsa objekti do të jetë me kat dhe sipërfaqe të përgjithshme prej 3200 metër katror.

Shtohet që në tërësi është kompletuar dokumentacioni për ndërtimin e këtij objekti i cili do të ndërtohet pranë pompes së karburantit “Castellana”.

Pritet që në “Voli” në Ulqin të jenë të punësuar të paktën 50 punëtorë të përhershëm, e përafërsisht edhe 50 të tjerë gjatë sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi