Mjekët e zgjedhur në Shtëpinë e shëndetit, nga e hëna, më 10 mars, përveç rekomandime njëpërdorimshme, do të fillojnë të japin dhe rekomandime të ripërdorshme për shikime tek specialisti, të cilët do të vlejnë nga tre deri në gjashtë muaj. Qëllimi i dhënies së rekomandimeve të ripërdorshme është ti lehtësohet pacientëve arritja e mbrojtjes shëndetësore.
Pacientët për probleme momentale shëndetësore do të vazhdojnë të marrin rekomandim njëpërdorimshëm, i cili vlen tre muaj, derisa tek problemet kronike apo problemet serioze shëndetësore, të cilët nuk janë zbuluar apo janë në fazë të dhënies së diagnozës do të jepen rekomandime të ripërdorshme. Pra, pacientët nuk do të kenë nevojë që për çdo vajtje tek specialisti apo për ndonjërën nga procedurat e diagnozës të marrin rekomandim të ri.