Rryma elektrike për amvisëri do të jetë prej nesër, më 1 gusht, më e shtrenjtë për 0,94 për qind, kështu që kilovati do të kushtojë 10,08 cent me tatimin mbi vlerën e shtuar.
Kryetari i Këshillit të Agjencisë rregulluese për energjetikë Branisllav Prelleviq tha që për konsumatorët shpërndarës çmimi i energjisë elektrike do të zvogëlohet për 0,01 për qind.
Çmimi i ri i rrymës do të vlejë deri në fund të korrikut të vitit të ardhshëm.