Nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën këshilltarët do të zgjedhin dy nënkryetarët e komunës. Ato, siç e paralajmëruam më herët, do të jenë Safet Beci nga Mali i Zi Pozitiv dhe Ardijan Mavriq nga ForcaPër sekretar të Kuvendit do të zgjidhet Behixha Kaplanbegu nga Forca.
Pritet që nesër të formohen këshillat dhe komisionet e Kuvendit, të zgjidhen anëtarët e këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, të shqyrtohet Raporti për rregullim hapësinor për vitin e kaluar dhe të miratohet Programi i rregullimit hapësinor për këtë vit.