Pas sezonit deritash të suksesshëm në Ligën e pare ERSTE në basketboll, para basketbollistëve të “Ulqinit” është sfida e radhës – Superliga.
Në xhiron e parë Ulqinakët e udhëhequr nga Amerikani Sheferd në Cetinë do të takohen me skuadrën “Llovqen”.
Transmetimi i drejtëpërdrejtë i kësaj ndeshje është prej orës 18:50 në Programin e dytë të TVMZ.
Në Superligë marrin pjesë edhe Sutjeska, Teodo, Mornari dhe fituesi i sivjetmë i ABA ligës Buduqnosti nga Podgorica.









