Mbasi që Kuvendit të Ulqinit para një muaji është shkurtuar mandati dh zgjedhjet janë caktuar me 26 janar, prej sot fillon dorëzimi i listave zgjedhore për këshilltar të cilat dorëzohen Komisionit zgjedhor komunal.
Kryetari i këtij institucion Jakup Murati për Antena M ka deklaruar që listat zgjedhore mund të dorëzohen nga sot deri më 31 dhjetor. “Listën e plotë zgjedhore KKZ do ta publikoj deri më 10 janar. Vendvotimet me propozim të organit përgjegjës do të caktohen deri më 5 janar, ndërsa komisioni do ti publikoj deri më 15 janar”, shpjegoj ai.