Prej sot fillon zbutja e masave: FILLON KTHIMI NË GJENDJEN NORMALE

Panorama Ulcinj, UlqinFillimi i punës për një sërë veprimtarish zejtare dhe shërbyese shënon fillimin e kthimit në gjendje normale.

Shumë më tepër njerëz dhe automjete në rrugët e Ulqinit, së bashku me motin e bukur, janë vërtetim i këtij fakti.

Trupi Nacional Koordinues njoftoi se nga e hëna është e obligueshme mbajtja e maskës ose shamisë me të cilën do të mbulojnë hundën dhe gojën në hapësirën e mbyllur.

Po ashtu është e sigurt se për dy javë do të vijojë lehtësimi tjetër i masave, kur do të hapen lokalet, restorantet dhe plazhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…