Të hënën, më 15 qershor, hynë në fuqi urdhri i kryetarit të komunës Fatmir Gjeka sipas të cilit është e ndaluar ndezja e zjarrit në ambient të hapur në territorin e komunës së Ulqinit.
Në rast të mosrespektimit të këtij urdhër, i cili vlen deri në fund të shtatorit, janë parashikuar padi penale.
Thuhet po ashtu se dënimet në para për këtë kundërvajtje janë prej 50 deri në 1500 euro për persona fizik, gjegjësisht prej 150 deri në 3000 euro për persona juridik.