Llogaritja verore e orës do të përfundojë të dielën, me 30 tetor, në ora tre të mëngjesit, me kalimin e akrepave një orë mbrapa, gjegjësisht nga tre, në ora dy.
Për shkak të përfundimit të periudhës së parë klasifikuese, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi të hënën dhe të martën do të jetë ditë pushimi, njoftohet nga Ministria e arsimit.
Për këtë arsye dita e parë e punës në periudhën e dytë klasifikuese do të jetë e mërkura, më 2 nëntor.