Eurodizeli në Mal të Zi nga e marta do të jetë më i lirë tre cent, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i pandryshuar, mëson CdM nga Ministria e ekonomisë.
Kështu litri i naftës dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.06 euro për litër.
Litri i eurosuperit BMB 98 edhe më tej do të kushtojë 1.21 euro litri, ndërsa BMB 05 do të kushtojë 1.18 euro për litër.