Mbas shtatë viteve të plota, çmimi i naftës në Mal të Zi do të jetë nën një euro, shkruan “Pobjeda”.
Litri i benzinës nga e marta do të jetë më i ultë për tre cent, ndërsa i naftës katër, që do të thotë se do të kushtojë 99 cent.
Kjo informatë të hënën duhet të vërtetohet zyrtarisht nga Ministria e ekonomisë.