Nesër në Ulqin, në lokalitete të ndryshme, fillon Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës.
Në këtë manifestim, i cili do të zgjasë tre ditë, do të marrin pjesë muzikantë të njohur të Ballkanit dhe artistë botëror. Ndër to janë edhe artistët nga Mali i Zi: Gjylie Pelingu – sopran dhe Iliriana Gjoni – pianiste, pastaj pianistja serbe Natasha Mitroviq dhe shoqata muzikore njujorkeze “Poetica Musica”.
Festivali është përkrahur nga ana e Fondacionit shqiptaro-amerikan Njujork, në bashkëpunim me shkollën e muzikës në Ulqin, hotelet “Mediteran” dhe “Pallati Venecia”, si dhe nga Komuna e Ulqinit.