Prej vitit të ardhshëm: PËR FËMIJËT SHQIPTAR ABETARJA E PËRBASHKËT?

Abetarja e perbashketPrej vitit të ardhshëm shkollor nxënësit e klasës së parë të shkollave fillore në Mal të Zi në gjuhën shqipe ka mundësi se do të mësojnë nga Abetarja e cila është në përdorim në sistemin arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës, mëson Portali Ul-info.

Për këtë është folur dje në takimin e drejtuesve të komunës së Ulqinit dhe të udhëheqësve politik shqiptar me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Kosovës Hashim Thaçin.

Thaçi premtojë përkrahje për këtë qëllim duke thënë se nga abetarja e përbashkët shqiptare mësojnë edhe në luginën e Preshevës.

Ai tha se  do të ndihmojë shkollimin e studentëve nga Mali i Zi në fakultetet e Kosovës, por shtoi se ato mund të hapën edhe në Mal të Zi meqenëse ky vend ka ekonomi të hapur, atë të tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi