Në hotelin “Olimpik” në Ulqin të shtunën ka filluar Premier liga në shah, gara më e fortë ekipore e shahut në vend në të cilën marrin pjesë 10 klube, njoftohet nga Federata e Malit të Zi e shahut.
Turneun e hapi nënkryetari i Komunës së Ulqinit Safet Beci, ndërsa pjesëmarrësit i përshëndetën drejtori i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec dhe kryetari i Kuvendit të FMZSH dhe drejtori i turneut dr Svetozar Ceroviq.
Luhen nëntë xhiro sipas sistemit të Bergerit, ndërsa ndeshja më interesante e çdo xhiros do të transmetohet nëpërmjet internetit.