Premiera e filmit dokumentar “Kllezna – Vendi i tri urave”

Më 16.06.2023 në Galerinë e arteve pranë Shtëpisë së kulturës në Ulqin u shfaq premiera e filmit dokumentar “Kllezna – vendi i tri urave”.

Ky film zgjoi interesim të madh andaj edhe salla ishte e vogël për të pritur të gjithë të interesuarit.

Autor i filmi “Kllezna – vendi i tri urave” është Shefqet Luca, u xhirua sipas skenarit dhe regjisë së Gazmend Çitakut kurse kamera dhe video e audio montazhi i nënshkruhet Samir Ismailit. Dizajnin e materialit publikues e bëri Indrit Çitaku kurse u mbështet nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

Autori i filmit së pari falenderoi të gjithë të pranishmit duke mos dashtë të veçoj askend sepse të gjithë i do e i respekton njejtë.

Gazmend Çitaku tërhoqi vërejtjen se filmi në vete përmban mesazhe dhe është i pari i realizuar tek ne në Ulqin. Filma të tillë mund të xhirohen për të gjitha vendbanimet e Komunës së Ulqinit, ekipi është i disponueshëm vetëm mbetet iniciativa e institucioneve lokale.

Të pranishmit, rreth 150 vetë, me duartrokitje frenetike mbështetn dhe pëlqyen filmin duke thënë fjalë lavdate për idenë, realizimin dhe filmin në përgjithësi. Fjalë miradie thanë Osman Rexha, Gjergj Filipaj, Zenepa Lika etj.

Autorët falenderuan bashkëbiseduesit Islam Hoti, Nail Draga, Shkëlzen Sulejmani, Noc Filipaj dhe të ndjerin Sylë Haziz Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…