Premiera e filmit dokumentarë Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar” e cila u shfaq të martën në sallën e hotelit“NOBEL” ka zgjuar interesim të madh të qytetarëve .
Në sallën e mbushur përplot fillimisht penalistët Prof. Maksut Haxhibrahimi, Gazemend Çitaku, Ilijaz Beci të cilët njëherit janë edhe protagonistë të dokumentarit, folën për rëndësinë dhe vlerën e dokumentarit në fjalë. Në këtë dokumentarë janë të përfshirë edhe Ismet Karamanaga dhe drejtori i OTU së Ulqinit,Qazim Qaki Hoxhiq.
Përmes rrëfimeve dhe bisedave me njohës të mirë të trashëgimisë kulturore në këtë dokumentarë janë zbërthyer të vërtetat, rëndësia, legjenda të ndryshme për këtë trashëgimi kulturore . Dokumentari pasqyron situatën aktuale, gjendjen e mjerueshme të shumicës së krojeve
Autorja e dokumentarit Hatixhe Nelaj u shpreh:
“Trashëgimia historiko – kulturore e Ulqinit, krahas bukurive natyrore, është pasuria më e madhe e qytetit. Krojet që përmendem në këtë dokumentar, janë një pjesë e vogël, por mjaft e rëndësishme, pasi janë dëshmi e një të kaluare interesante, të ndikuar nga të huajt, e të mbrojtur nga vendasit. Prandaj, njohja e tyre nga gjeneratat e reja, kujdesi që të ruhen në formën sa më origjinale, dhe valorizimi për të promovuar historinë dhe kulturën tonë, nuk duhet të mungojnë në asnjë moment. Shpresojmë që edhe ky dokumentar, të japë një ndihmë modeste për të plotësuar këtë qëllim.” ka thënë Nelaj.
Ajo tha se nuk do ndalen këtu ,me këtë mision, së shpejti gurgullimat e ujit të këtyre krojeve do të vinë tej ju edhe nga zonat rurale. Në këtë dokumentarë janë përfshi 6 kroje të vjetra.
Ekipi realizues i dokumentarit përbëhet nga kameramani profesional Shaban Bani Bajraktari ndërsa montazhin e ka bërë Amir Suka. Në këtë dokumentarë janë përfshirë edhe dy gazetarë/e të mirënjohur, Dafina Teliqi dhe Bekim Çoba.
Në fund protagonistëve të dokumentarit u ndanë Mirënjohje, ndërsa për të gjithë të pranishmit u shtrua një darkë me gjellë dhe ëmbëlsira tradicionale.
Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur financiarisht nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.