Salla e madhe e Qendrës për kulturë ishte të shtunën mbrëma e vogël të pranoi të gjithë ato që dëshiruan të marrin pjesë në premierën e filmit “Perla e Bunës” të regjisorit Millan Karaxhiq.
Ky film, i cili në pjesën më të madhe është xhiruar në Ulqin, ka shfaqur në mënyrë të mrekullueshme bukuritë e këtij qyteti, gjë që në të ardhmen do ta shohin me qindra mijëra njerëz rreth e qark botës.
Karaxhiq në deklaratë për Portal Ul-info tha se është i gëzuar që filmi është pranuar shumë mirë nga publiku. “Planifikojmë të punojmë edhe serialin me të njëjtin emër, nëse sigurojmë mjetet financiare”, shtoi ai.
Sonte në Qendër për kulturë do të jenë edhe dy shfaqje të këtij filmi: njëra, me fillim në ora 17.30 për nxënësit e shkollës së mesme, ndërsa tjetra me filliim në ora 20.00.