Nga Qeveria e Malit të Zi kanë paralajmëruar se “hapi i parë i radhës të cilin do ta ndërmarr Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit është dërgimi i formës së përgatitur Ramsar Sekretariatit të Konventës për nominimin e lokaliteteve për regjistrimin në këtë listë”.
Siç theksojnë nga kjo ministri, Kriporja plotëson gjashtë nga nëntë kritere që të shpallet zonë Ramsar, gjegjësisht zonë kënetore me rëndësi ndërkombëtare.
Të rikujtojmë, Qeveria me vite ka refuzuar ta bëjë këtë gjë, sepse me regjistrimin në Listën Ramsar zhduket mundësia që Kriporja të jetë tokë ndërtimore.