Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare nuk ka plotësuar detyrimet ndaj komunës së Ulqinit, në mes tjerash për ndërtimin e vendit për nxjerrjen e varkave në Mandreq, shkruan “Vijesti”.
Sipas planit, kjo punë duhej të ishte përfunduar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Po ashtu nuk ka as shteg për këmbësor nga Albatrosi deri tek Kepi i Gjeranave, i cili duhej të ishte përfunduar në qershor të vitit të kaluar.
Vitin e kaluar kjo ndërmarrje ka planifikuar të investojë në komunë të Ulqinit rreth 150.000 euro.








