Ilaçet me recetë prej sot nuk mund të merren në farmacitë private, sepse hyri në fuqi vendimi i Këshillit drejtues të Fondit për sigurim shëndetësor për shkëputjen e kontratës me ato.
Nga Shoqata e farmacive private në Mal të Zi kanë protestuar për shkak të vendimit të Fondit që ilaçet me recetë mund të merren vetëm në farmacitë e kompanisë shtetërore “Montefarm”.
“Ky vendim në mënyrë të konsiderueshme dhe negative ndikon në cilësinë e mbrojtjes shëndetësore dhe drejtpërdrejtë është e drejtuar kah pacientët, nevojat dhe të drejtat e tyre”, thuhet nga kjo organizatë.