“Në Ulqin ndihemi si në shtëpinë tonë. Falënderoj të gjithë ata që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për mërgimtarët nga Kosova në vitin 1999”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Kështu ajo tha në Ulqin, në hotelin “Plaza”, ku Ambasada e Republikës së Kosovës organizoi pritje për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Mal të Zi.
Presidenti Osmani Sadriu tha se ka potencial për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për investime nga Kosova.
“Ne besojmë se statusi i shqiptarëve në Mal të Zi duhet të përmirësohet dhe Republika e Kosovës do të ndihmojë në këtë”, ka shtuar ajo.
Pritjen e hapi kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, i cili më herët kishte biseduar me Presidenten e Kosovës në kabinetin e tij.