Press i deputetëve nga Ulqini: NË “RASTIN K1” KA ELEMENTE TË KORRUPSIONIT

Deputetët nga Ulqini Genci Nimanbegu, Dritan Abazoviq dhe dr Lilana Gjurashkoviq kanë mbajtur sot në Kuvendin e Malit të Zi konferencën për shtyp në të cilën është folur për “rastin K1”. Ato thanë që mendojnë se në procesin e përmendur ekzistojnë elementë të korrupsionit, raporton Portali Ul-info.

Deputeti Abazoviq, ka apeluar tek opinioni që mos të lejojë lidhjen e kapitalit të madh, korrupsionit dhe pushtetit gjyqësor në procesin të cilin Atlas grupi e udhëheq kundër komunës së Ulqinit. “Gjyqtarja Milica Popoviq refuzon të gjithë argumentet kyçe të cilët kolegët e mi i kanë përmendur, e ato ishin që komuna e Ulqinit nuk mund të jetë përgjegjëse për diçka që ka prish shteti. Pohimi i drejtuesve të “Atlas grupit” ku ato tashmë thonë se do ta fitojnë lëndën dhe propozojnë që Qeveria ta marr borxhin e komunës, flet për atë që ato tashmë kanë përgatitur mirë terrenin dhe që do të fitojnë lëndën, ashtu siç ndodh shpesh në Mal të Zi, me marrëveshje ndërmjet tyre dhe përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor”, tha ai dhe porositi që nëse ndodh kjo gjë do të ketë përgjigje adekuate politike.Press K1 DritanAbazoviq përkujtoi që komuna e Ulqinit në 200 ditët e pushtetit të ri ka paguar 1,5 milion euro borxhe. “Nuk jemi ne të vetmit që kemi borxh, nuk i kontestojmë borxhet, por jemi të vetmit që hyjnë në bllokada. Këtu bëhet fjalë për obstruksion klasik të pushtetit qendror dhe gjyqësor në mënyrë që jeta në komunë të Ulqinit të bëhet më e vështirë për qytetarët”, tha Abazoviq.

Deputeti Nimanbegu theksoi që kërkohen 10,5 milion euro nga komuna për diçka që komuna nuk ka përgjegjësi. “Shtrohet pyetja pse nuk është paditur shteti – kjo mesiguri për arsye se janë tejkaluar afatet prandaj paditet komuna. Ne deputetët dyshojmë në konfliktin potencial të interesave dhe kyçjen e individëve në punë korruptive. Nuk e kemi të qartë si mund të vijë deri tek regjistrimi i ndërmarrjes shoqërore nga Kosova derisa legjitimiteti i Kosovës të mospranohet në gjyqin e Malit të Zi. Shumat milionëshe që duhet paguar janë të barabarta me buxhetin dyvjeçar të komunës së Ulqinit dhe sjellja e vendimit negativ për komunën do të thotë që ajo mund të ndalojë së punuari”, porositi Nimanbegu dhe theksoi që në atë rast do të vijnë deri tek përgjigja adekuate.Press K1Duke iu përgjigjur pyetjes a mund të përmend emrat e atyre që janë të përzier në punët korruptive ai tha që absolutisht mendon se ekzistojnë veprime korruptive por nuk përmendi emrat.

“Është e pabesueshme që një ndërmarrje shoqërore nga Kosova të regjistrohet në Mal të Zi. A kanë këto persona emër, sigurisht që kanë, por ne nuk jemi organe hetuese që të dimë kush dhe si i ka bërë këto gjëra dhe nëse është nevoja ne do ti drejtohemi institucioneve”, tha Nimanbegu.Press K1 LjiljanaLilana Gjurashkoviq theksoi që komuna e Ulqinit është komuna më e varfër në bregdet, që standardi i qytetarëve është i ulët, ndërsa pagat e të punësuarve janë më të ulëtat në Mal të Zi. “Me vendim negativ të gjykatës komuna do të shkonte në falimentim”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi