Press i Forces: CAKULI PËR MIRAT DETARE

xhaudet-cakuliPuna në Grupin e punës për përgaditjen e Propozim ligjit për të mirat detare për Kuvendin e Malit të Zi

Si përfaqësues i Komunës së Ulqinit në Grupin e punës për përpilimin e Propozim ligjit për të mirat detare, i kam propozuar amandamentet të cilat janë përpiluar në përputhje me Përfundimet e Kuvendit komunal të Ulqinit dhe në përputhje me Vërejtjet e pushtetit local të cilat, si pushtet local, ia kemi nisë Ministrisë për zhvillim të qendrueshëm dhe turizëm.

Nga 14 amandamente të cilët i kemi propozuar janë aprovuar vetëm 4, prej të cilëve më i rëndësishmi është amandamenti i cili i referohet vijës së përfshirjes së bregut të detit, gjegjësisht të të mirave detare, e cila me nenin 4 është e definuar si „pjesë e bregut të detit i cili është i gjërë 6 metra“.

Mirëpo nuk janë aprovuar amandamentet tona të cilat i referohen lumit Buna, gjegjësisht propozimi jonë që në të mirat detare të përfshihet vetëm grykëderdhja e djathtë e Bunës, por është përfshirë bregu i djathtë i Bunës që nga Sukubina deri dhe me Grykë të Bunës. Gjitahshtu nuk [shtë aprovuar amandamenti jonë që vendimin për përfshirje më të gjanë se 6 metra ta nxjerrë Parlamenti i Malit të Zi. Ka mbetur zgjidhja që vendimin ta nxjerrë Qeveria e MZ në propozim të Komisionit shtetror e përbërë nga 13 anëtarë, prej të cilëve njëri do të jetë përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit.

Nuk mund të jemi të kënaqur me zgjidhjet nga propozimi i ligjit, për arsye se nuk janë aprovuar propozimet për decentralizimin e vendim marrjes për vujën e përfshirjes, gjegjësisht nuk është respektuar dëshira dhe vendimet e vetëqeverisjes lokale në lidhje me planifikimin hapsinor në territorin e të Mirave detare në teritorin e komunave.

Mirëpo duhet ta theksoj se nuk është i vërrtetë pohimi i disa qarqeve politikaneske, që kishin për qëllim ti bëjnë dam kredibilitetit të Forcës, se me Ligjin e propozuar mohohet e drejta e pronës të prpnarëve privat në vinë e tanishme të përfshirjes të të mirave detare, për arsye se me nenin 25, paragrafi 2 në mënyrë precize është mbrojtë prona private, citoj: „me këtë ligjë nuk preken të drejtat e materiale në pronën private në patundshmëritë në zonën e të mirave detare, të realizuara konform rregullave ligjore, deri në ditë e aprovimit të këtijë ligji“.

Puna në Këshillin drejtues të NP Të mirat detare

Në periudhën prej 15 majit deri me 31 Dhjetor të vitit 2013 KD MD ka mbajtur 8 mbledhje.

Ndër aktivitetet që kanë siguruar benefite për Komunën, shfrytëzuesit dhe qytetarët nga Ulqini ishin:

–          Me propozim të Komunës u sigurua që për 38 objekte konstestuese të karakterit të përkohshëm të lëshohen vendime të përkohëshme, gjegjësisht të përfshihen Programin e objekteve të përkohshëm të të Mirave detare, çka u realizua dhe qytetarëve të Ulqinit u mundësua të zhvillojnë aktivitete afariste me leje ë[ punës.

–          E mundësuam që objektet tjera të përkohshme në zonën e Të mirave detare të nxjerrin vendimet e punës nga organet komunale dhe të zhvillojnë aktivitete afariste në kushte më të volitshme.

–          Për here tëparë u aktivizua Plazhi i Valdanosit si plazh i rregulluar me ç rast u kam ndihmuar shfrytëzuesve të filojnë aktivitetin.

–          Në lidhje me barkimin e barkave turistike në Plazh të Madh ddhe plazheve tjerë në Këshillë drejtues është nxerrë vendimi që Shërbimi i Të MD të shqyrtojë mundësinë e zgjidhjes së kësaj çështje për afat të gjatë, çka nënkupton që barkat mund të ankorpohen në afërsi të plazheve dhe aty të barkojnë dhe zbarkojnë udhëtarët-tiristët. Vendet e destinuara do të bëhen pjesë e Planit të objekteve Të të mirave detare.

–          Janë siguruar sponzorime dhe donacione për shfrytëyues të ndryshëm nga Ulqini siç janë: Qendra ditore për fëmijë me nevoja të posaçme “Sirena”, Moto klubi Pirates, Old timer klubi Ulqin,Klubi i hendbollit Ulqin, Klubi I futbollit Federal, Shoqata e ullishtarëvedhe tjerë.

–          Është siguruar ndihmë qiramarrësve nga Ulqini për tejkalimin provizor të vështirësive për pagesë të qirasë-kompensimit,

–          Me rastin e shqyrtimit të Elaboratit për kontrollin e sipërfaqeve të objekteve në Plazhin e madh në KD është nxjerrë vendimi që “të përfundohen kontratat për shfrytëzimin e plazheve në Plazhin e Madh” dhe që “obligohet Shërbimi i të Mirave detare që deri me 01.08.2013 të përpilojë informatën për kontrollin e të gjithë objekteve në bregdetin e Malit të Zi (Përfundimet e Mjedhjes së III), me çka janë evituar rrënimet e objekteve dhe intervebnimet tjera negative të Inspekcioneve.

–          Është siguruar mbështetja shfrytëzuesve nga Ulqini për dhënien e pëlqimit për bartjen e drejtës së shfrytëzimit në               shfrytëzues tjerë, në rastet të cilët ishin të arsyeshëm,

–          Me Planin e shfrytëzimit të mjeteve për vitin 2013 është paraprë finansimi im ndërtimit të banesave për                                    çvendosjen e banuesv enë lokalitetin Suka (Is Hoteli Jadran) në shumë 500,000.00 EUR dhe mjetet për                                    anëtarësin në Vodacom me shumë 87,539.00 EUR,

–          Në Planin e shfrytëzimit të mjerteve për vitin 2014 është përfhirë ndërtimi i Rampës në Mandraq,

–          U mundësua ndihma pronarit të Plazhit Copacabana për shkak të demit me rastin e djegjes së objektit për                                 ripërtrirjen e infrastructures me zvoglimin e obligimit për qira për 15,000.00 EUR.

–          U punësuan kujdestarët në Kaceme,

–          Pozitivisht u zgjidh kërkesa e NP Komunale për realizimin epagesës sëqirasë qirasë për objektin Ibiza në llogari të                 tyre

–          U aprovua çmimorja e re e volitshme për objektet e peshakatarëve në Bunë dhe pozitivisht u zgjidh statusi i tyre.

Në bazë të pjesmarrëjes 50% të komunës në të ardhurat e Të Mirave detare, komunës u paguan 411,336.90 EUR gjatë vitit 2013.

Në mbledhjen e fundit të vitit 2013 u aprovua Plani I shfrytëzimit të mjeteve të Të mirave detare për vitin 2014.Ndër të tjera me atë Plan paraprakisht u palnifikuan investime në shumën 188099.00 EUR.  Me propozim dhe insistimin tim u aprovza që të investohen 298,099.00 EUR, çka është 58% më shumë se I takonte Ulqinit për këtë vit.

Theksoj se Forca nuk do të hjekë dorë nga synimet e veta programore dhe përfaqësimi I dëshirës së qytetarëve të Ulqinit në lidhje me të mirat detare, pa dallim se a do të bëjë dhe me kë do të bëjë koalicione në nivelin shtetror.

Nënkryetar i FORCES dhe kryetar i KD Të Mirat detare

Xhaudet Cakuli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi