Në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit të enjten u mbajt prezantimi i Përkrahjes financiare të Fondit investues-zhvillimor të Malit të Zi (IRF) për vitin 2015.
Qindra sipërmarrës dhe bujq kanë dëgjuar me vëmendje atë çfarë i thanë funksionarët e IRF-së në krye me drejtorin dr Zoran Vukçeviq, ndërsa pastaj biseduan drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e këtij institucion.
Vukçeviq veçanërisht foli për ndihmën ndaj fillestarëve në biznes, për të cilët interesi në IRF është vetëm rreth dy për qind.
Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i cili tha se administrata lokale mund të jetë mediator në këtë punë. “Kjo është në interesin tonë, sepse sa më i fuqishëm është biznesi, aq më e fuqishme është Komuna”, theksoi ai.
IRF dhe Komuna e Ulqinit, përndryshe, kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellët.









